Gjendet vetura e vjedhur para tre muaj në oborrin e shtëpisë

22:47 | 1 Dhjetor 2020

Policia e Rajonale e Pejës njofton se kanë arritur ta gjejnë veturën e vjedhur, për të cilën ankuesja femër kishte raportuar me datën 30 gusht të këtij viti se i është vjedhur në oborrin e shtëpisë.

Në njoftimin policisë thuhet se vetura e gjetur tani gjendet në hapësirat e Stacionit Policor nё Pejë dhe se pasi tё kryhen ekzaminimet e nevojshme do ti kthehet pronarit legjitim, shkruan arbresh.info.

Njoftimi i plotë:

Me datё 31.08.2020, nё nёn stacionin Policor nё Vitomiricё-Pejё, ёshtё paraqitur ankuesja e cila ka raportuar se me datёn e lartcekur rreth orёs 03:00 nga oborri i shtёpisё iu ёshtё vjedhur vetura e tipit audi a4 me targa tё huaja.

Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejё, nё bashkёpunim me njësitet e Rajonit tё Mitrovicёs sё Jugut me datё 01.12.2020, pas njё pune operative kanё arritur ta gjejnё veturën e cila ёshtё raportuar nga ankuesja me datё 31.08.2020.

Vetura e gjetur tani gjendet në hapësirat e Stacionit Policor nё Pejë, dhe pasi tё kryhen ekzaminimet e nevojshme do ti kthehet pronarit legjitim./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara