Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin se ka vjedhur një veturë më datën 27.05.2025
Në njoftim thuhet se si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet stacioneve policore, automjeti i vjedhur është lokalizuar dhe gjetur i braktisur nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor Mitrovicë Jug, në fshatin Frashër.
“Hetuesit policorë të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, pas një pune intensive hetimore, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin XH.N., 45 vjeçar. I njëjti është lokalizuar dhe arrestuar në rrugën “Filip Vishnjiq” në Mitrovicë Veri. Pas arrestimit dhe sjelljes në stacionin policor, te njëjtit i është bere matja e alkoolit dhe ka rezultuar se ndodhej nen ndikimin e alkoolit me një vlere prej 1.21 %”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, dhe është iniciuar rasti “Vjedhje”, i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...
Gmail po ndryshon rregullat? Adresa juaj e email-it mund të ...
Dehidratimi në dimër mund të ketë pasoja serioze: Ja sa ujë ...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...