Një grua serbe e moshës mbi 80-vjeçe, është gjetur sot pa shenja jete në lumin Ibër, në Zubin Potok.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i {olicisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
“Viktima nuk ka shenja të dhunës në trup dhe rrethana si ka ndodh a është rrezuar apo çka nuk i dimë”, tha Hoti.
Ndërsa shton se familjarët e viktimës për zhdukjen e saj e kanë raportuar mbrëmë në polici.
Dyshimet se ajo kishte rënë në lumë ishin për shkak se familjarët e viktimës kishin gjetur shkopin që i ndihmonte asaj për të ecur, pranë lumit.
Policia që mbrëmë filloi kërkimet me njësitet relevante, ndërsa sot, pas ora 10:30, u gjet trupi i saj.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116