Një grua është gjetur pa shenja jete në lumin e bardhë (Bistrica) në Grabanicë të Klinës
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se viktima mbrëmë ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj.
“Është gjetë rreth orës 13:15 minuta nga Policia. Mbrëmë diku rreth orës 19:30 është raportuar nga familjarët që është larguar nga shtëpia dhe nuk po gjendet”, tha ai.
Gashi tha se rasti ishte inicuar si “person i zhdukur” dhe nga kërkimet, trupi i pajetë u has “diku një kilometër larg urës së fshatit”.
“Mjeku e ka konstatuar vdekjen”, tha zëdhënësi, ndërsa shtoi se hetuesit rajonalë dhe prokurori i shtetit ishin po ashtu në vendin e ngjarjes.
Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...