Një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Cërrnicë të Gjilanit.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në orën 21:00, shkruan Arbresh.info.
Më tej, në raportin 24 orësh bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Sipas familjarëve viktima ka pasur probleme shëndetësore në zemër.”, thuhet në raportin e policisë.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.”, thuhet tutje.
“HETIM I VDEKJES Fsh. Cërrnicë, Gjilan 18.02.2024 – 18:00-21:00. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima ka pasur probleme shëndetësore në zemër. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër