Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së enjtes në Fushë Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet ka thënë për arbersh.info se e viktima është gjetur në banesën e saj.
“Ne stacionin policor te Fushe Kosovës, sot rreth orës 19:00 është raportuar një rast vdekje e dyshimtë. Viktime e këtij rasti është një femër M. B, 48 vjeçare, e cila është gjetur pa shenja jete ne banesën e saj ne rrugën “Kuvendi i Lezhes” ne Fushe Kosove. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Trupi i pajete është dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë qe hetuesit policor ne koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka shtuar Ahmeti./Arbresh.info/
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...