Një grua është gjetur pa shneja jete në fshatin Dardhishtë të Obiliqit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në fshatin Dardhishtë në Obiliq. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”.
“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”./Arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...