Është gjendur një person pa shenja jete në Prishtinë.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Viktima e moshës 80-vjeçare është gjetur në një objekt banimi në rrugën “Nazim Gafurri”.
Borovci tha se rasti po cilësohet si “hetim mbi vdekjen”, njofton Klankosova.tv
“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një objekt banimi në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 80 vjeç. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, tha Borovci./arbresh.info/
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...