Një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Prizren.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.
Kështu bëri të ditur për arbresh.info Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Gashi tha se policia e ka hapur rastin si “Vdekje e dyshimtë”.
“Është gjetur një person pa shenja jete. Mosha e tij është 66-vjeçare. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që kishte dalë në vendin e ngjarjes”.
“Policia ka hapur rastin si ‘Vdekje e dyshimtë’. Sipas hetimeve të para, në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja të dhunës”./arbresh.info/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës