Ish-prokurori, Agron Matjani është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.
Ai po ashtu ka thënë se Matjani është gjetur në banesën e tij nga familjarët.
“E konfirmojmë rastin vdekje e dyshimtë, sot rreth orës 09:30 është raportuar nga familjarët e tij se një person është pa shenja jete”, ka thënë ai.
Zëdhënësi i Policisë ka shtuar gjithashtu se trupi pajetë është dërguar për obduksion
“Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e personit dhe ën vendin e ngjarjes kanë dal fornzika, hetuesit, dhe prokurori e me urdhër të këtij të fundit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka përfunduar Osmanollaj./arbresh.info/
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...
Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Po...
Konfirmohet turbekulozi te lopët në një fermë në Viti
Muharrem Sahiti ka pasur kontakte me familjen e Erblin Osman...
“Do bëjmë çmos ta fitojmë ndeshjen” – Foda...