Në fshatin Baballoq të Deçanit është gjetur pa shenja jete trupi i një të riu i lindur në vitin 1998.
Vdekjen e tij në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Prokurori i shtetit është njoftuar në lidhje me rastin dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i të riut është dërguar për obduksion.
Rasti është iniciuar si hetim i vdekjes.
Ja njoftimi i plotë i Prokurorisë:
Me datën 19 prill 2019 rreth orës 23:35, Policia është informuar se në fsh. Baballoq në shtëpin e ankusit, tani viktima E.H. (i lindur) 1998 m/k/sh, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor.
Njësitet policore të stacionit policor në Deçan së bashku me mjekun kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes, poashtu vendngjarjes iu është përgjigjur edhe Njësiti Hetimeve Rajonale.
Lidhur me rast është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion, rreth ores 02:20 është terhequr nga vendi i ngjajës.
Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes). /Lajmi.net/
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...