Një 58 vjeçar me iniciale K.B është gjetur pa shenja jete sot në malet e fshatit Studençan të Suharekës.
Lajmin për Arbresh.info e ka bërë të ditur, zedhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Shaqiri bëri të ditur se tashmë i ndjeri kishte shkuar me “golldon” (traktor i vogël) për të prerë dru rreth orës 20:13 dhe që nga atëherë nuk është kthyer në shtëpi.
Sipas tij, dyshohet se “golldoni” ishte rokullisur dhe druret e kanë zënë vikitimën.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i Emergjencës.
“Ju informojmë se sot me datë 14.09.2023, rreth orës 20:13 policia ka pranuar informatën se një qytetar nga fshati Studenqan ka shkuar me “golldon” për të prere dru në malet e fshatit Studenqan të Suharekës dhe deri athëherë nuk ishte kthyer në shtëpi . Familjaret e kanë kërkuar por nuk e kan gjet, ankuesi ka pritur patrullën e policisë të Stacionit Policor Suharekë dhe së bashku kanë shkuar në kërkim të qytetarit, është informuar Emergjencena gjithashtu. Rreth orës 20:46 personi është gjetur nën trupa te drunjëve. Dyshohet se “golldoni”(traktor i vogël) ishte rokullisur dhe drurët e kane zene vikitimën. Sipas mjekut te Emergjencës, viktima K. B..-58 vjecar nga fshati Studenqan –Suharekë është pa shenja jete.
Policia ka dalur në vendngjarje dhe është duke u marrur me rastin./Arbresh.info
Qeveria mban 1 minutë heshtje për tre kosovarët që vdiqën tr...
Osmani shtroi iftar për Myftiun Tërnava
Remitencat në Kosovë arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025...
Tërnava: Mesazhi i Fitër Bajramit është paqja, lutemi që Zot...
Kurti: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidenti...
ATK nis zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Itali për eliminimin...