Një trup i pajetë është gjetur mengjesin e sotëm në rrugën “Car Dushan” në veri të Mitrovicës, shkruan arbresh.info
Në vendin e ngjarjes shihet personi i shtrirë në rrugë afër veturës Ford Focus me targa të Krushevcit(qytet në Serbi) e që me gjasë është e tij.
Rastin “Arbresh.info” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në veri të Mitrovicës, Besim Hoti, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 e 20 të mëngjesit.
“Ajo që mund të them deri më tani është se dyshohet se është vrasje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 e 30 minuta. Policia është duhet hettuar rastin pasi që rrethanat ende nuk janë të qarta”, tha Hoti.
Sipas Hotit, ende nuk dihet për identitetin e tij pasi që viktima nuk ka dokumente me vete./Arbresh.info/
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...
Starmer bisedon me Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell