Një trup i pajetë është gjetur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se viktima është një burrë i moshës së shtyrë.
“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku është raportuar se trupi i pa jetë është i një mashkulli në moshë të shtyer. Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, tha Borovci./Arbresh.info/
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij