Një person është gjetur i vdekur në orët e paradites të së shtunës në rrugën Gjilan-Ferizaj.
I ndjeri rreth 63 vjeçar sipas policisë kishte probleme shëndetësore me zemër dhe vdekja e tij ka qenë e natyrshme.
Rastin për ‘Indeksonline’ e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani ka thënë se nga mjeku kujdestar është konstatuar se vdekja e tij ka qenë e natyrshme pasi vuante nga sëmundja e zemrës.
“Sot është gjetur një trup i pajetë i një personi në rrugën Gjilan-Ferizaj, i lindur më 1954. Prokurori i Shtetit ka dal në vendin e ngjarjes bashkë më njësitet hetuese, ku nga mjeku kujdestar është vërtetuar se vdekja ka qenë e natyrshme, pasi ka dokumente të natyrshme për historinë e kësaj sëmundje”.
“Prokurori i shtetit ka urdhërua që trupi me ju dërgua familjarëve për ceremoninë mortore”, ka thënë Hashani.
Nesër Kurti takohet me Abdixhikun
Kurti për çështjen e presidentit: Murat Jashari do të ishte ...
Turmat rrëzojnë statujën e Khomeinit
Kurti: Këtë lartësi elektorale prej 51% mund ta kemi dëshiru...
Si është situata në vendet e Gjirit?
Me një orë vonesë, nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm ...