Një person është gjetur pa shenja jete pranë lumit në fshatin Lutogllavë të Pejës.
Trupi i viktimës sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, është gjetur sot rreth orës 14:20, shkruan arbresh.info.
“Sot rreth orës 14:20, Policia është informuar se në fshatin Lutogllavë-Pejë, një person është i shtrirë pranë lumit. Njësitet relevante menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësorë i cili ka konstatuar se personi i shtrirë është pa shenja jete”, tha Rugova.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit, sipas Rugovës, trupi i viktimës është dërguar ne IML, Prishtinë për obduksion, dhe rasti cilësohet Hetim i Vdekjes./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...