Një person është gjetur i vdekur këtë të shtune në Vërmicë të Prizrenit, shkruan arbresh.info.
Rasti për arbresh.info është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi theksoi se viktima është gjetur afër xhamisë së fshatit, derisa dyshohet të jetë shtetas i huaj.
“Sot rreth orës 16:22, është gjetur një trup i pajetë në afërsi të xhamisë së fshatit Vërmicë të Prizrenit, i cili dyshohet te jetë shtetas i huaji”, është shprehur Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe përfaqësuesit e policisë së Shqipërisë, për shkak se rasti ka ndodhur në vijën kufitare me Shqipërinë.
“Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes, përfshirë prokurorin e shtetit, hetuesit nga IML si dhe përfaqësuesit e policisë se Republikës së Shqipërisë. Për detaje do tu njoftojmë me raport shtesë lidhur me këtë rast”, shtoi ai./arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim