Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur në afërsi të lumit në Leposaviq.
Policia e Kosovës përmes raportit njëzet e katër orësh ka njoftuar se pasditen e së dielës kane marrë informatën nga një qytetarë, shkruan arbresh.info.
“Nga një qytetar është raportuar se në bregun e lumit ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes”, njofton Policia.
Në njoftim e Policisë thuhet gjithashtu se njësitet përkatëse kanë bërë shpërthimin e mjetit.
“Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e mjetit të dyshuar, e më pas njësitë e EOD të KFOR-it amerikan në vendin e ngjarjes e kanë bërë shpërthimin e atij mjeti në mënyrë të sigurt”, përfundon njoftimi i Policisë./Arbresh.info/
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...