Policia e Kosovës, ka njoftuar për gjetjen e një mjet shpërthyes në fshatin Cerrxë të Istogut.
Sipas njoftimit, dje rreth orës 10:51, një person ka informuar se derisa ishte në livadh kishte hasur në një mjet shpërthyes, përcjell Arbresh.info.
Pas raportimit të qytetarit, njësitet policore kanë bërë sigurimin e mjetit, derisa njësitet për deminim të FSK-së, kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar shpërthyes.
“Fsh. Cerrxë, Istog 14.09.20203 – 10:51. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se në një livadh kishte hasur në një mjet shpërthyes- granatë dore. Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, kurse njësia për deminim e FSK-së e ka tërhequr mjetin shpërthyes nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Shpërthimi i Ebolës në Kongo, OBSH: Zhvillimi i vaksinave mu...
Parashikimi i motit për këtë të enjte në Shqipëri
Sot nis votimi me postë për diasporën, mbi 105 mijë qytetarë...
Sot varroset Alush Gashi
Trump: Jemi mes marrëveshjes me Iranin dhe luftës
27 vjet nga Masakra e Stagovës së Kaçanikut