Një mjet shpërthyes është gjetur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, shumë pranë vendit ku kanë filluar punimet për ndërtimin e xhamisë së re.
Lajmin e ka konfirmuar për portalin arbresh, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se mjeti është identifikuar në mëngjes.
“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.
Ajo tutje tha se ky mjet i gjetur, dyshohet se ka mbetur para shumë kohe.
“Dyshohet se është mjet i mbetur para shumë kohësh në atë zonë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, shtoi Ahmeti./arbresh.info/
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje
Zhduket një person në Gjilan