Një mjet i pashpërthyer është gjetur të shtunën në fshatin Stagovë të Kaçanikut.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
Veseli tha se mjeti dyshohet se përket Luftës së Dytë Botërore.
“Patrulla policore ka marrë masa duke bllokuar rrugët alternative pranë vendit të ngjarjes. Në vend kanë dalë njësitë e FSK-së dhe KFOR-it”, deklaroi Veseli.
“Sipas KFOR-it, ekziston rreziku që mjeti të shpërthejë pas 72 orësh dhe kanë rekomanduar sigurimin e mjetit deri më 30.04.2025, pas kalimit të afatit të rrezikut, për të ndërmarrë më pas veprimet e nevojshme”, tha Veseli./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës