Një person në Graqanicë ka raportuar në polici se ka vërejtur një mjet të pashpërthyer në oborrin e fabrikës së tij.
Pas njoftimit, njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it ka ndërmarrë veprimet për tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.
“Lepina, Graqanicë19.11.2024 – 14:40. Një mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e fabrikës së tij, kishte vërejtur një mjet i pashpërthyer. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt dhe pa incidente”, thuhet në raport./Arbresh.info
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën