Një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë predhë artilerie është gjendur në Shtime.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se predha dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore.
“Me daten 11.04.2024, rrethe orës 11:30 kemi pranuar një informatë se afër rezervoarit të ujit në rrugën ,,Skenderbeu” në Shtime ishte një mjet i dyshuar, predhë artilerie, e cila dyshohet të jetë nga lufta e dyte botërore. Patrulla e policisë ka siguruar vendin e ngjarjes dhe janë njoftuar njësa përkatëse e FSK-së”, tha Veseli./Arbresh.info
Shpërthimi i Ebolës në Kongo, OBSH: Zhvillimi i vaksinave mu...
Parashikimi i motit për këtë të enjte në Shqipëri
Sot nis votimi me postë për diasporën, mbi 105 mijë qytetarë...
Sot varroset Alush Gashi
Trump: Jemi mes marrëveshjes me Iranin dhe luftës
27 vjet nga Masakra e Stagovës së Kaçanikut