Është gjendur një person i vdekur në rrugën “Xhemajl Berisha”, në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për portalin Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Me datën 24.04.2018 rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë për një person te alivanosur në rr. Xhamajli Berisha. Policia ka dale në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipet e ndihmës së shpejtë të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete”, ka thënë ai.
Sipas Borovcit personi është mashkull 70 vjeçar.
“Viktima është mashkull rreth 70 vjeç. Aktualisht rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, ka thënë ai./Arbresh.info
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK