Është gjetur një granatë dore në oborrin e një shtëpie në fshatin Mogillë të Kllokotit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes përveç Policisë kanë dalë edhe FSK dhe KFOR-i.
Pa asnjë incident është bërë tërheqja e mjetit të dyshimtë.
“Fsh. Mogillë, KK Kllokot 11.07.2022 – 08:30. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së një mashkulli kosovar është gjetur një granatë dore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it dhe kanë tërhequr mjetin e dyshimt pa ndonjë incident”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Lushtaku ngushëllon familjen Bajrami dhe familjet e tre vikt...
Mashtrime me avio-bileta dhe pastrim parash mbi 2 milionë eu...
Real Madridi, PSG e Arsenal bëjnë hapin e madh drejt çerekfi...
Hamza: Heqja e masave ndaj Kosovës, vendim i vonuar por i mi...
Sportingu përmbysë Bodo/Glimtin dhe kalon në çerekfinale
Kusari-Lila: Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve