Një granat dore është gjetur në një kasafortë në Ferizaj, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e deminimit ndërsa janë arrestuar tre persona të dyshuar, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me rastin janë bastisur gjashtë lokacione ndërsa janë gjetur një pistoletë dhe 40 fishekë.
“Ferizaj / 20.08.2024 – 14:30. Raportohet se gjatë kontrollit në një kasafortë është gjetur një granatë dore. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes ka dalur njësiti për deminim e policisë që e kanë tërhequr granatën. Lidhur me rastin janë kryer bastisje në gjashtë lokacione ku në njërin prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë 40 fishekë. Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është liruar, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente