Në oborrin e një shtëpi në Mamushë, është gjetur municion i pashpërthyer, raporton Policia e Kosovës.
Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa aty ka dalë njësiti për deminim që i ka tërhequr 195 copë fishekë të kalibrit 5.6mm të prodhuara në vitin 1912.
Nuk raportohet për ndonjë incident.
“Mamushë, 08.08.2023 – 17:50. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se në oborrin e shtëpisë në baltë ka gjetur municion të pashpërthyer. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësiti për deminim që i ka tërhequr 195 copë fishekë të kalibrit 5.6mm. të prodhuara në vitin 1912. Nuk është raportuar për ndonjë incident”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...