Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
“Sipas informatës që ka pranuar Policia, në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë gjendej një trup i një personi mashkull, i moshës rreth 50 vjeçare. Njësitë kompetente të Policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes e poashtu edhe emergjenca ka dalë në vendngjarje ndërsa mjeku ka konstatuar se trupi është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë dhe një gëzhojë”, është shprehur Prekazi.
“Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas hetimeve fillestare dyshohet për vdekje të dyshimtë mirëpo do të merren të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...