Një person i moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13 e 30 minuta në kompleksin banesor “Toskana” në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë treguar se një person kishte tentuar të flasë me gjyshin e tij i cili banon në kompleksin banesor “Toskana”, mirëpo nuk kishte mundur të futej brenda banesës.
Ai menjëherë ishte paraqitur në polici për të kërkuar asistencën e tyre ku bashkë me zjarrfikësit dhe ekipin mjekësor kishin dalë në vendin e ngjarjes.
Pasi të gjithë kanë hyrë në banesën e të moshuarit është gjetur trupi i pajetë i I.Dedinca 70-vjeç.
Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa aty ka dalë edhe njësiti i hetimeve dhe forenzika të cilët po merren me rastin./indeksonline
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...