Një burrë ka humbur jetën mëngjesin e së hënës në Llapçevë të Malishevës.
Zëdhënësi i Policisë, për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se viktima fillimisht ishte gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëjti është dërguar në QKMF Malishevë, ku dhe është konstatuar vdekja e tij.
“Sot rreth orës 07:20, në fshatin Llapçevë-Malishevë, është gjetur në rrugë një person mashkull i moshës madhore në gjendje të rënduar shëndetësore. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor. Viktima është dërguar në QKMF Malishevë, ku edhe ka ndërruar jetë. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha Elezaj.
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...