Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në qytetin e Gjakovës.
Një person pa shenja jete është gjendur në shtëpinë e tij nga kujdestarja familjare, ndërsa dyshohet se është mbytur nga vajza e tij e cila është me të meta mendore.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Sot rreth orës 12:00 në Rr.”Sabrije Vokshi”-në Gjakovë, brenda në shtëpi, nga kujdestarja familjare është gjeture pa shenja jete personi M.R. – lindur 1933. Pranë trupit të viktimes ishte e shtrirë vajza e tij T.R – lindur 1962 e cila është me te meta mentale. Rastit i janë pergjigjur njësitë policore dhe urgjenca mjekedore, dhe mjeku ka konstatuar vdekjen . Viktima kishte lendime në kokë dhe dorë, por lendime kishte dhe vajza, dhe për kete arsye ekziston dyshimi i arsyeshem se vrasese potenciale mund të jetë vajza. E njejta është hospitalizuar në Spitalin “Isa Grezda” në repartin psikiatrik. Me vendim të prokurorit të dyshuarës ( vajzés) I është caktuar masa -ndalim policor prej 48 orësh”, konfirmoi për arbresh.info Xhurkaj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës tha se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./arbresh.info
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...