Një burrë është gjetur pa shenja jete në makinë në afërsi të Gjakovës.
Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësi i policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se rasti është hapur si “hetim i vdekjes”.
“Rreth orës 11:40 në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë në një veturë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ekipet e nevojshme policore po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.
“Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Elezaj.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...