Një burrë është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së martës në një banesë në Fushë Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatë për një person (mashkull) pa shenja jete, në një banesë në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë Kosovë”, tha Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se vdekja e personit është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjentë në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, Policia, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që karakterizojnë rastin./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...