Një person nga Leposaviqi është gjetur pa shenja jete, njofton Policia e Kosovës
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës në Leposaviq, ku viktima është gjetur pa shenja jete, ndërkaq ende nuk dihen rrethanat e vdekjes.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Serb. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thekson policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...