Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në rrugën “Rrust Kabashi” në Prizren.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi ka njoftuar se me të marr informatën policia dhe emergjenca menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e 74-vjeçarit.
“Sot me 30.11.2023 rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se ne rr. “Rrust KABASHI” në Prizren, nga një qytetar ishte hasur një person i cili kishte shfaqur probleme shëndetësore të njëjti i është afruar ndihma dhe kishin informuar Emergjencën e cila kishte dal ne vend ngjarje ku ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e personit, i cili ish moshës rreth 74 vjet, njësite relevante policore kanë dal ne vend ngjarje dhe ne konsultim me Prokurorin e Shtetit rasti procedohet si vdekje natyrore”, tha Gashi./Arbresh.info
Shembet ndërtesa në veriun e Libanit, 5 të vdekur
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...