Gjendet e vrarë me armë zjarri një femër në Prishtinë

21:40 | 18 Shkurt 2016
M. A.

Një femër e moshës së re me inicialet D.Zh, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë mbrëmë pasmesnate.

Dyshohet se vajza është vrarë me armë zjarri pas një konflikt që ka pasur me të dashurin e saj, raporton Magazina.al

Sipas informatave që posedon Magazina.al, nga burimet e afërta me viktimën një person me iniciale A.D tashmë është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është duke u mbajtur në paraburgim, po ashtu sipas të njëjtit burim, personi i arrestuar dyshohet se ka qenë në lidhje dashurie me viktimën dhe ka qenë prezent në momentin kur ka ndodhur rasti.

Gjithsesi të gjitha mbeten të vërtetohen nga hetimet e policisë dhe nga mjekësia ligjore, pasi trupi është dërguar për obduksion dhe dëshmitë e vendit te ngjarjes janë duke u ekzaminuar.

Në anën tjetër shoqëria e saj përmes rrjeteve sociale kanë publikuar fotografinë e vajzës, duke shprehur ngushëllime për humbjen e saj .

Shpërndaje në rrjete sociale