Është gjetur në Hajvali e djegur makina me të cilën dyshohet se grabitësit kanë kryer grabitjen sot në afërsi të ‘Albi Mall’ në Veternik.
Mëngjesin e së hënës rreth orës 10:30, një grabitje e armatosur nga ndodhur në lagjen Veternik në Prishtinë, në afërsi të Albi Mall.
Siç u raportua, dyshohet se grabitësit të maskuar e me armë të gjata sulmuan furgonin e një kompanie që po transportonte para.
Të dyshuarit me t’u larguar nga aty në drejtim të Hajvalisë, dogjën automjetin “Pick Up” me targa të Gjermanisë, ku dhe e gjeti policia në rrugën “Pal Malushi” në Hajvali.
Dyshohet se nga aty, grabitësit kanë shkuar drejt Gjilanit.

Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...