Është gjetur 19-vjeçarja nga Klina, Viktorija Gojani, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj.
Policia njofton se ajo është gjetur pas publikimit tё kërkesës pёr bashkëpunim me qytetarët.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё i falënderon tё gjithё qytetarët pёr ndihmën e dhёnё nё gjetjёn e personit tё zhdukur dhe i inkurajon ata pёr bashkёpunim edhe nё tё ardhmen”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, bëhet e ditur se personi i gjetur ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Pejё dhe e njëjta gjatё intervistimit ka deklaruar se ёshtё duke bashkëjetuar me tё dashurin e saj.
“Ajo deklaron se nuk ka pasur ndonjë presion, e njëjta me vetё deshirё ёshtё kthyer të bashkëjetoj me tё dashurin e saj. Pёr tё gjithё veprimet e marra ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. /arbresh.info/
lexo edhe:
Zhduket 19-vjeçarja nga Klina, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e saj
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...
Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, Spiropali: Ftesa e SHBA-s...
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi