Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur më 15 korrik 2008, i cili ishte raportuar më herët si person i humbur në qytetin e Gjilanit.
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 17-vjeçarit të zhdukur në Gjilan
Sipas njoftimit zyrtar, falë veprimeve operative të njësive relevante të Policisë së Kosovës, si dhe bashkëpunimit me qytetarët dhe mediat, i mituri është lokalizuar me sukses.
Ai aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë së Kosovës, ku po zhvillohen procedurat e nevojshme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka falënderuar mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin, informacionet e ofruara dhe përkrahjen e treguar gjatë procesit të kërkimit, duke vlerësuar lart kontributin e tyre në zbardhjen e këtij rasti.
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...