Në Qendrën Korrektuese në Dubravë në tri raste të ndara më 7 nëntor është gjetur substancë nartkotike e llojit marihuanë.
Në raportin 24 orës të policisë thuhet se rasti i parë ka ndodhur rreth orës 13:15, ku gjatë kontrollit të shëtitores nga oficerët korrektues, është gjetur një qese me 1.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Ndërsa, pak orë më vonë, rreth orës 20:00 gjatë kontrollit të organizuar, në tualetet e pavijonit 4, është gjetur një qese me 6.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Policia bën të ditur se, një orë më vonë në të njëjtin vend, pra tualetet e pavijonit 4, është gjetur edhe një qese me 2.5 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.
“Qendra Korrektuese Dubravë 07.11.2024 – 13:15. Raportohet se gjatë kontrollit të shëtitores nga oficerët korrektues, është gjetur një qese me 1.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.
“Qendra Korrektuese Dubravë 07.11.2024 – 20:00. Raportohet se gjatë kontrollit të organizuar, në tualetet e pavijonit 4, është gjetur një qese me 6.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.
“Qendra Korrektuese Dubravë 07.11.2024 – 21:20. Raportohet se gjatë kontrollit të organizuar, në tualetet e pavijonit 4, është gjetur një qese me 2.5 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...