Policia ka gjetur rreth 260 bimë të llojit kanabis në Podujevë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa mostra për ekzaminim, ndërsa mbetjet tjera me vendim të prokurorit janë asgjësuar.
“Podujevë 28.09.2023 – 13:30. Është raportuar se janë gjetur disa bimë të kanabisit të dëmtuara të cilat kanë qenë të mbjella në një hapësirë rreth dy ari tokë, në sasi prej rreth 260 bimë të llojit kanabis sativa. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa mostra për ekzaminim, ndërsa mbetjet tjera me vendim të prokurorit janë asgjësuar”, thuhet në raportin e Policisë./Arbresh.info/
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...