Një person pa shenja jetë është gjetur në Fushë Kosovë.
Rastin në Polici e ka raportuar një dëshmitar i rastit.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:30.
“Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë 24.11.2023 – 08:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili është dërguar në QKUK, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.
Edhe në Glogoc, nga disa kalimtarë është gjetur një person pa shenja jete.
I njëjti është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gllogoc është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë.
“Fsh. Komoran, Gllogoc 24.11.2023 – 18:18. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtar. I njëjti është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gllogoc është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.
Rasti në hetime./Arbresh.info/
Tragjike në Ferizaj/ 29-vjeçari gjendet pa shenja jete në Ra...
Aksident i rëndë në Tajlandë, treni përplaset me autobus – 8...
Dy persona me motor grabisin një argjendari në Kamëz
Interi synon ‘bombën’ e verës – transferimin e yllit të madh...
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ certifikon 902 kandidatë nga 21...
Musliu: Njësia speciale u nis drejt Skenderajt me urdhër të ...