Një person derisa ishte duke punuar ka hasur në disa mjete të dyshuara të pashpërthyera në fshatin Selishtë të Gjilanit, raporton Policia e Kosovës.
Njësiti për deminim i EOD-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt dhe pa ndonjë incident.
“Fsh. Selishtë, Gjilan / 22.03.2026 – 16:50. Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar gjatë gërmimeve kishte hasur në disa mjete të dyshuara të pashpërthyera. Njësitë relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i EOD-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt dhe pa ndonjë incident”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
FSK-ja forcon lidershipin, gjenerata të reja të trajnuara pë...
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...