Policia e Kosovës ka njoftuar se mbi njëmijë çokollata me afat të ndryshuar të skadimit janë gjetur të premten rreth orës 20, në një depo të një marketi në Prishtinë.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë, në bashkëpunim me Inspektoratin e AUVK (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës) dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në depon për furnizim me shumicë të artikujve ushqimor, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kanë gjetur gjithsejtë 1031 çokollata në të cilat dyshohet se ka pasur ndërhyrje (falsifikim) në datën e përdorimit”, thuhet në raportin e policisë.
Policia ka njoftuar se ka sekuestruar aparatin i cili është përdorur për ndryshimin e afatit të përdorimit./Arbresh.info/
lexo edhe:
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...
Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...
Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik, ...
Finalja Kosovë–Turqi, Maqedonci e ndjek nga afër me CEO-n e ...
Kurti para ndeshjes me Turqinë: Drejt fitores, drejt Botëror...
Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që sy...