Policia e Kosovës ka njoftuar se janë identifikuar mbetjet mortore të një personi që ishte raportuar i zhdukur në Malishevë që nga tetori i vitit 2025.
Sipas njoftimit, më 23 korrik 2026, në një zonë malore afër fshatit Shkozë janë gjetur disa mbetje mortore, për të cilat dyshohej se i përkisnin H.S., një person madhor i raportuar i zhdukur më 5 tetor 2025.
Policia bën të ditur se, që nga raportimi i zhdukjes, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, kishte zhvilluar operacione të njëpasnjëshme kërkim-shpëtimi, por pa arritur ta lokalizonte personin.
Mbetjet mortore janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa pas përfundimit të analizave është konfirmuar identiteti i viktimës.
Me konsultim me prokurorin e shtetit, mbetjet mortore i janë dorëzuar familjarëve për procedurat e mëtejshme.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...