Një qytetar derisa po i pastronte varrezat me rastin e festës së Bajramit, ka hasur në mbetje mortore.
Rasti ka ndodhur në fshatin Leshan të komunës së Suharekës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.
Gashi tha se nuk dihet se cilës periudhë kohore i takojnë ato eshtra.
“Një banor i fshatit i cili tradicionalisht i pastronte varrezat për Bajram, ka hasur në mbetje mortore. Ai e ka njoftuar menjëherë policinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësiti i krimeve të luftës dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe i kanë tërhequr ato”.
“Tani me rastin po merret njësiti i krimeve të luftës. Eshtrat janë dërguar në IML. Nuk dihet se cilës periudhe kohore i takojnë ato eshtra”./arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...