Gjatë ditës së sotme policia ka gjetur katër granata dore në shkollën e Kërpimehut në Podujevë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se në një perimetër të caktuar policia ka evakuar qytetarët.
“Rreth orës 11:00, kemi pranuar një informatë se në fshatin Kerpimeh të Podujevë, janë gjetur mjete të dyshimta të pashpërthyera.
Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar policia ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e rastit të cilat në mënyrë të sigurt i kanë larguar mjetet e pashpërthyera ( 4 granata dore)”, ka thënë Ahmeti për Arbresh.info.
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...