Një banor i fshatit Polanë të Istogut ka raportuar në polici se derisa kishte qenë duke gërryer në tokë në një fushë të hapur, kishte hasur në eshtra për të cilët mendon se janë të vëllait të tij të zhdukur nga viti 1999.
Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës.
“Dëshmitari mashkull Kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke gërryer në tokë në një fushë të hapur kishte hasë në disa eshtra për të cilët ai mendon se ata eshtra janë të vëllait të tij i zhdukur prej datës 27.03.1999”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
Po ashtu policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe është njoftuar prokurori i prokurorisë speciale.
Vendi i ngjarjes është duke u ruajtur nga njësiti policor për shkak se në atë vende do të gërmohet për qëllime hetimore.
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...