Policia e Kosoves në 24 orëshin e fundit ka njoftuar për dy raste të vdekjeve, një në Fushë Kosovë dhe tjetri në Podujevë.
Sipas Policisë të dy viktimat janë gjetur pa shenja jete me ç’rast ekipet mjekësore kanë konstatuar mbi vdekjet, percjell arbresh.info
Sipas raportit të policisë rasti i parë në Fushë Kosovë i takon gjinisë mashkullore dhe trupi është gjetur në banesën e tij.
“Rr. Kongresi i Lushnjës, Fushë Kosovës, 01.04.2022 – 00:43. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën ku ishte duke jetuar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”
Ndërsa rasti tjetër në Podujevë, po ashtu mashkull në fshatin Bajqinë të Podujevës, por që sipas policisë mjeku ka konstatuar nuk vërehen shenja dhune.
“· Fsh. Bajqinë, Podujevë, 01.04.2022 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe sipas tij nuk vërehen shenja dhune. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.” /arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...