Policia e Kosovës ka hasur në dy mjete shpërthyese në një veturë qarkullimi në Prishtinë.
Këto mjete janë gjetur nga policia në kuadër të aksionit policor për kontroll të shtuar në trafikun rrugor, teksa vetura e dyshimtë po parakalonte tek rrethi i spitalit.
Lajmin e ka konfirmuar për “arbresh.info” Bajram Krasniqi nga policia e Kosovës, teksa shtoi se me rastin janë duke u marr njësitet relevante.
“Gjatë realizimit të një plani operativ për masa të shtuara të sigurisë në trafik është ndaluar një veturë e dyshimt dhe janë gjetur dy mjete të dyshuara shpërthyese. Janë arrestuar dy persona dhe policia është duke u marrë me rastin”, tha Krasniqi
Nuk janë dhënë detaje të tjera rreth automjetit, por, në atë zonë janë parë forca të shtuara të policisë./Arbresh.info
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...